Ina Rama: Hetimet Durres-Kukes jane pezulluar
Pëlqej
Albeu.com
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi sot se nuk do të ketë më hetime për rrugën Durrës-Kukës, duke mbyllur pa ndonjë rezultat konkret një nga çështjet më të përfolura vitet e fundit ...... ku si i implikuar në këtë aferë është përmendur shpesh edhe emri i ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Në pyetjen e bërë, për statusin e ministrit Basha nga gazetarët, kryeprokurorja Rama nuk ka dhënë asnjë koment.

Ajo u përgjigj shkurt, se “për sa kohë ka një vendim gjykate, hetimet janë bllokuar”. Ina Rama ishte e pranishëm sot në një konferencë që po mbahet në Tiranë, për binjakëzimin e Prokurorive ku marrin pjesë prokurorë nga rajoni.
Shtuar më 21/11/2008, ora 19:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori