Imzot George Frendo me COVID-19, dërgohet në Itali pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore
Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, është nisur për në Itali pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e infektimit me koronavirus.

Mbrëmjen e kaluar, ai është dërguar drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Barit.

Lajmi për infektimin e tij është bërë i ditur dje, me anë të një njoftimi nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, mbyllet njoftimi i KISH.



Shtuar më 13/11/2020, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori