Imuniteti, PD nuk heq dorë ga referendumi
Erla Mëhilli
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PS-së Edi Rama i cili kërkoi bashkëpunim për ndryshimet kushtetuese ku përfshihej edhe heqja e imunitetit. Zëdhënësja e kryeministri Erla Mëhilli theksoi theksoi se Rama i tmerruar nga referendumi popullor për heqjen e imunitetit, bëri përpjekjen e radhës për të mashtruar shqiptarët mbi pasojat e aktit të tij të papërgjegjshëm.


“Kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës, është ëndrra e tij e keqe që s`do realizohet kurrë ndonjëherë. Për një votim konsensual për heqjen e imunitetit zotit Rama ju bën të gjitha lëshimet dhe fatkeqësisht më datë 6 gusht ai bllokoi votimin e draftit të PS, ndaj dhe sot zgjidhja e vetme është referendumi popullor. Në rast se zoti Rama është penduar për bllokimin që i bëri më 6 gusht votimit të heqjes së imunitetit dhe statusit të vendit kandidat, le të mos i pengojë deputetët e tij për të firmosur kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit” theksoi Mëhilli.


Sipas saj pretendimi i zotit Rama se bllokimi i heqjes se imunitetit nuk është pengesë për luftën kundër korrupsionit është qesharak dhe fund e krye një mashtrim. Gjithashtu Mëhilli i është referuar edhe akuzave të kryesocialistit Rama për 21 janarin, duke theksuar se Rama i tronditur nga vendosmëria për hetimin mori përsipër të bëj Ramën tjetër.

“Me këtë rast i rikujtojmë se shamia e përplasur në fytyrën e tij nga familjarët e njërit prej viktimave do ta ndjekë atë si dëshmi dhe akt akuzë në tërë jetën e tij. Hetimi i 21 janarit në të tëra aspektet e tij është detyrë e dorës së parë e institucioneve të shtetit ligjor duan apo s’duan Rama apo “topi” që i ka mbetur në portën e tij” theksoi Mëhilli. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2012, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori