Imuniteti i Mediut, Prokuroria përgatit dokumentacionin shtesë
Albeu.com
Prokuroria e Përgjithshme do të dërgojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore për të marrë autorizimin për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes.Prokuroria e Përgjithshme do të dërgojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore për të marrë autorizimin për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, deputetin republikan Fatmir Mediu, për ngjarjen rëndë të 15 marsit të ndodhur në fshatin Gërdec, rreth 20 kilometra larg Tiranës.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se prokuroria po përgatit dokumentacionin përkatës të kërkuar nga Kuvendi për të shoqëruar kërkesën për marrjen e autorizimit për hetimin e ish- ministrit Mediu. Sipas këtyre burimeve, dokumentacioni shtesë do t'i dërgohet pas disa ditësh Kuvendit.

Parlamenti depozitoi më 5 Maj në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën zyrtare për materiale shtesë lidhur me marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, kur në fabrikën e demontimit të municioneve ndodhi një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. (start)
Shtuar më 11/05/2008, ora 04:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori