Imuniteti, AP: Tė trajtohem njėsoj me tė tjerėt
Avokati i Popullit ėshtė pro heqjes apo kufizimit tė imunitetit por kėrkon trajtim tė barabartė me institucionet e tjera tė pavarura kushtetuese, qė do tė thotė se nėse sot ai ka imunitet tė njėjtė me Gjyqtarin e Gjykatės sė Lartė, tė njėjtin trajtim duhet tė ketė edhe me kėto ndryshime kushtetuese.


Sipas AP-sė, nė draftin e paraqitur pėr heqjen e imunitetit dhe kufizimin e imunitetit nė disa raste, iu ėshtė kufizuar imuniteti, deputetėve tė Kuvendit tė RSH, gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, gjyqtarėve tė Gjykatės sė Larte dhe gjithė gjyqtarėve tė tjerė, ndėrkohė qė nė projektligj ėshtė ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tėrėsisht imuniteti, vetėm Avokatit tė Popullit dhe Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit. Avokati i Popullit thekson se “gjatė ushtrimit tė funksioneve dhe kompetencave tė tij, ndėrmerr veprime qė ju drejtohen organeve tė administratės publike apo edhe organeve tė sistemit tė drejtėsisė”, pėr kėtė, mund tė jenė tė pashmangshme rastet kur mund tė ketė presione arbitrare dhe tė paligjshme tė kėtyre organeve, tė cilat mund tė sjellin cėnim tė funksionimit tė veprimtarisė sė kėtij institucioni kushtetues. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2012, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.