Improvizon kasolle për kanabisin, arrestohet 49-vjeçari nga Puka
Policia e Pukës ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka improvizuar një kasolle për kultivimin e kanabisit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Ndue Kalaj dhe u kap me 41 kilogramë kanabis në në një ambient në afërsi të banesës së tij në fshatin Dom Pukë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori