Juventus fiton me përmbysje ndaj një Sassuolo tepër të fortë (VIDEO)

Juventus ka arritur të dalë me një fitore të vuajtur ndaj Sassuolos në shtëpinë e këtyre të fundit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, ku në minutën e 39-të Berardi shërben një top të bukur për Raspadorin dhe nuk gabon para portës.

Nuk kaluan shumë minuta, ku në të 45-tën, Zakaria shërben për argjentinasin Dybala dhe barazon shifrat duke dërguar ekipet në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për Juventusin, pasi Sassuolo ka dominuar pothuajse në të gjithë lojën. Pas shumë rasteve të krijuara nga vendasit, ata nuk gjetën dot rrjetën e golit. Në minutën e 88-të ndodh mrekullia, ku Alex Sandro dërgon një top për sulmuesi Kean dhe ky i fundit shënon golin e përmbysjes duke i dhënë tre pikë të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 22:42