Impianti i mbetjeve në Fier, LSI shprehet kundër ndërtimit
Banorët e Fierit prej disa kohësh gjenden në protesta kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve urbane.

Mësohet se një prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Fierit, Nimet Musaj, kishte paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e këtij projekti, ndërsa ministri Petrit Vasili ka kthyer përgjigje në favor të qytetarëve.

“Miq, Impianti i Plerave ne Qarkun e Fierit u ndal si fitore e qytetareve dhe fale mbeshtetjes se Kryetarit tone z.Ilir Meta dhe deputetit z.Petrit Vasili.

Kjo pas ngritjes se shqetesimit nga grupi i Keshilltareve te LSI ne Bashkine e Fierit. LSI gjithmone ne mbeshtetje te qytetareve dhe kunder veprave qe demtojne shendetin dhe ambientin.

#LSI#NjeShansPerTeGjithe”, citohet në mesazhin e Xhixhos./albeu.com/


Shtuar më 08/04/2017, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori