IMF: Shqiperia shmangu renien ekonomike fale politikave
Albeu.com
Shqipëria arriti të shmangë rënien ekonomika falë politikave të duhuara monetare, fiskale dhe makroekonomike. Deklarata është dhënë nga Gerwin Bell, shefi i misionit të FMN-së i cili nënvizoi se Shqipëria ka ...... qenë e suksesshme në përballimin e një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i jashtëm në 2 vitet e fundit. "Ky nuk është fat. Kjo është arritur për shkak të politikave të kujdesshme, politikave monetare, fiskale dhe makroekonomike. Këto politika krijojnë atë që ne e quajmë amortizator politikash, që shërbejnë për të zbutur goditjet", tha ai. Sipas tij, këto politika kanë qenë arsyet që Shqipëria shmangu rënien ekonomike. Bell tha se në 3 muajt e parë ekonomia ka pasur një zhvillim të mirë, më mirë nga sa ishte parashikuar. Ai nënvizoi se FMN është në Shqipëri për të ndihmuar, ashtu si edhe në të shkuarën. "Në të shkuarën ne bëmë këtë nëpërmjet programeve të huadhënieve, ndërsa tani nëpërmjet asistencës teknike dhe këshillave për politikat", shtoi ai.

Ministri i Financave Bode deklaroi se Shqipëria ka zhvillim pozitiv të ekonomisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit . "Disa elementë pozitivë po vijnë nga ekonomia reale, do përmendja rritjen e vëllimit të eksporteve dhe ngadalësimit të importeve, rritjen e investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare, përmirësimin e nivelit të depozitave me rritje prej 12% dhe përmirësimin e kreditimit të ekonomisë reale", theksoi Bode. Ministri theksoi se stimujt fiskalë mbajtën ekonominë jashtë krize. Ai shtoi se FMN ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. "Ne do vazhdojmë bashkëpunimin me FMN për të pëfituar maksimalisht në të mirë të ekonomisë së vendit", vijoi Bode.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u shpreh se zhvillimit ekonomike të ditëve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese, por tregojnë edhe disa pika që duhen plotësuar. "Ecuria e ekonomisë ka pasur një rritje ekonomime pozitive, por të ngadaltë. Kërkesat e brendshme kanë pasur ecuri të ngadaltë duke reflektuar vështirësitë ne financimin e aktivitetit ekonomik. Besimi në sistemin bankar shqiptar është rikuperuar", saktësoi ai.
Sipas Fullanit zhvillimet ekonomike në gjysmën e parë të vitit sollën nevojën për rishikimin e politikave për pjesën e mbetur të vitit. "Ritmi i realizimit të ardhurave publike dhe nevoja nevoja për të ruajtuar qendrueshmërinë fiskale dhe besimin e publikut bënë të mundur marrjen e masave qe garantojnë kontrollin e defiçitit buxhetor dhe borxhit publik.
"BSH si institucion që ka kërkuar marrjen e këtyre masave i ka konsideruar këto masa fiskale si një hap i duhur", shtoi ai.
Shtuar më 14/07/2010, ora 11:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori