IMEI tradhtoi "Rambon" e Kukësit
Vladimir Gjuta
Vladimir Gjuta, kuksiani me precedentë të shumtë penalë, i cilësuar si "Rambo", mendohet se ka qënë njeriu që ka aktivizuar bombën e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka bërë një thirrje tek numri që ishte tek lënda plasëse dhe menjëherë pas shpërthimit ka hequr kartën dhe e ka thyer atë, me qëllim humbjen e çdo prove. Deri në këtë pikë ka vepruar sipas “udhëzimeve” që kishin vendosur së bashku me shtetasin Emiljano Matmuja, por gabimin e ka kryer disa orë më pas.

Sipas prokurorëve të Krimeve të Rënda, Gjuta ka pasur në përdorim një tjetër kartë SIM, të cilën e ka vendosur në të njëjtin telefon që disa orë më parë e përdori për të aktivizuar bombën në farmaci.

Prokuroria thotë se është provuar me anën e numrit të IMEI-t të aparatit të telefonit, se Gjuta tashmë i shpallur në kërkim, është urdhëruesi dhe personi që ka aktivizuar shpërthimin në farmaci, ndërsa ai akuzohet edhe për drejtim të grupit të strukturuar kriminal, që ka kryer vepra me qëllime terroriste.

Nëse vërtetohen provat e akuzës, atëherë Gjuta rrezikon minimalisht 20 vite burg, pasi ngjarjet e 10 shkurtit nuk patën viktima. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2015, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori