IMEI, Pollo: E kundraligjshme, ja procedura e përgjimit
Pëlqej
Për PD, rregjistrimi i kodit celularë IMEI është e kundraligjshme, pasi do të përgjohen 3 milionë shqiptarë. Reagimi i radhës ka ardhur nga deputeti demokrat Genc Pollo, i cili me anë të një postimi në Facebook, hedh poshtë arsyetimin e ministres Milena Harito, duke i'u referuar kushtetutës dhe ligjit. Pollo shkruan se nëpërmjet kodit IMEI, operatorët e telefonisë celularë ruajnë të dhënat për 2 vjet dhe më pas shkatërrohet.

"Sërish për IMEI-n. Si qeveria po shkel ligjin.

Meqë VKM e qeverisë për IMEI-n bazohet ne ligjin PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE dhe ministri përgjegjës sipas këtij ligji znj. Milena Harito e ka mbrojtur aktin qeveritar, vëreni ju lutem se cfarë thotë neni 101 i ligjit.
Sipas nenit 101 pika 2 a,b; pika 3/a 1,2,3. jane percaktimi i IMEI-t (por edhe i të dhënave identitare te tjera të përdoruesit si IMSI etj). Këto të dhëna ruhen për dy vjet nga operatorët e telefonisë mobile e më pas shkatërrohen. Sipas pikës 6 të nenit 101, këto të dhëna operatorët ua japin autoriteteve shtetërore sipas Kodit te Procedures Penale dmth. me miratimin e Prokurorit të Pergjithshem për pergjim operativ dhe me miratim të Gjykatës për përgjim procedural. Në asnjë rast, ky ligj nuk i jep tagrin një instance të ekzekutivit (ministrit të Financave sipas VKM) të mbledhë e të ruajë pa afat këto të dhëna. Si dhe të ketë akses të pakufizuar vetë dhe të autorizojë aksesin policisë, tatimeve, doganave etj. Praktikisht ai uzurpon pushtetin që Kushtetuta e Kodi i Procedurës penale i njeh Prokurorit të Përgjithshëm e Gjykatës. Dhe mendoni që praktikisht ky ministër e të tjerë si ai do të disponojnë të dhënat personale të tre milion shqiptarëve banues në Shqipëri. Absolutisht e kundraligjshme!". /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori