Imami: Rama nuk ka program real
Kryeministri Edi Rama nuk ka një program real, ku premtimet elektorale të shoqërohen me masa dhe afate të qarta për realizimin e tyre. Kështu shprehet në një intervistë për Top Channel, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami nënvizon se kryetari i PS-së zgjodhi të mbajë një fjalim të gjatë dhe të flasë për gjithçka dhe per asgje, sepse, ne fakt, PS nuk ka nje program.

"Kryetari i PS-së zgjodhi të mbajë një fjalim të gjatë dhe të flasë për gjithçka dhe per asgje, sepse, ne fakt, PS nuk ka nje program. Se pari, nuk u percaktua nje kohe, nuk u percaktuan disa hapa. Fushata elektorale ka tre muaj qe ka kaluar. Kohe per te menduar ka patur dhe mund te ishte planizuar se çfare do te bejne dhe si do ta bejne. Ne fakt, nuk degjuam asnjehere se kur dhe si do te behen keto gjera", tha Imami.

Ish-ministri i Mbrojtjes ben pjese tek ata politikane qe besojne se nuk ka premtim qe nuk mund te realizohet. Por ne rastin e dy premtimeve me te spikatura te kryeministrit Edi Rama, taksimin progresiv, kush fiton me shume, paguan me shume dhe shendetesine falas pa kontribute, demokratet jane te bindur se do te sjellin regres, me taksa me te larta direkte dhe indirekte.

"Çdo gje realizohet. Nuk ka gjera te parealizueshme. Ka edhe takse te jashtezakonshme, siç eshte vendosur ne 45-n ne kete vend dhe mund te realizohet. Dhe taksa progresive po keshtu mund te realizohet. E realizoi edhe shoku Enver premtimin per shendetesi falas, por ne fakt nuk ka patur shendetesi falas. Shendetesia mbahej me parate qe dilnin nga puna e qytetareve te ketij vendi. Dhe ne kete rast, nuk kemi gje tjeter, veçse kemi nje taksim jo te drejtperdrejte. Do te ishte fat i madh qe te tilla projekte ekstreme te mos gjenin realizim, por kjo eshte nje çeshtje qe do t’i mbetet kohes", thotë Imami. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori