Imami në Prokurori për 1.2 milionë euro
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami është pyetur nga hetuesit e njësisë Task-Forcë për abuzimet gjatë kryerjes së tenderëve të reklamave. Dshiohet se Imami, dhe disa zyrtarë të tjerë, kanë shpërdoruar një fond prej 1.2 milionë eurosh. Gjatë hetimeve janë pyetur një numër i madh personash, si anëtarët e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ndërsa në këto dëshmi, apo prova të marra në ministri, ka dalë edhe emri i Imamit.

Sipas gazetës Shekulli, dëshmia është kryer disa ditë më parë, në orët e pasdites, duke shmangur edhe “rrjedhjen e informacionit”, ndërsa ky “rrëfim” i Imamit vjen në një kohë kritikash për organin e prokurorisë nga mazhoranca aktuale.

Shtuar më 05/06/2014, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori