Imami në Elbasan: Qeveria uli taksat për të rritur punësimin
Kreu i Grupit të Punës së Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Arben Imami gjatë një takimi me biznesin fason deklaroi se qeveria ka ulur taksat per te rritur punesimin.


“Sigurisht që me pagesat e taksave mbahet shteti, shtohen rrugët, hapen spitale, shkolla, paguhen mësuesit, mjekët, policët etj. Ulja e taksave dhe heqja e tyre, theksoi Imami, ka qenë një tjetër hap i madh i qeverisë demokratike që ndihmoi në rritjen e punësimit. Kemi marrë një vendim që pagat që janë nën 30 mijë lek, të mos taksohen. Në këtë mënyrë mundësia e biznesit për ta rritur punësimin është më i madh. Ashtu siç kemi marrë një masë që për të rinjtë dhe të rejat nga mosha 16-30 vjec të cilët punojnë në tre vitet e para të punës së tyre nuk do të kenë taksim”, u shpreh Imami.
Shtuar më 02/06/2013, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori