Surprizë, roli më i fundit i “Ertugrul” ka lidhje më shqiptarët (FOTO LAJM)

Aktori shumë i njohur turk, Engin Altan Duzyatan më në fund do të rikthehet në ekran.

Engin u bë shumë i njohur me rolin e “Ertugrul”, serial i cili u transmetua edhe në vendin tonë duke patur sukses dhe shikueshmëri shumë të lartë.

Tanimë Engin Altan Duzyatan do të rikthehet me një tjetër serial të ri historik.

Bëhet e ditur se ai do të luajë rolin e marinarit Oruç Reis i cili kishte origjinë shqiptare.

Ditën e djeshme, aktori ka firmosur kontratën për këtë serial që do të mbajë titullin “Barbaros” dhe që do të nisë së shpejti në televizionin turk.

Pritet që seriali të blihet edhe nga televizionet shqiptare, duke patur parasysh suksesin që kanë patur serialet historike.


Shtuar 2.09.2020 13:21