“Primare të rreme, lajme të rreme, parti e rreme”, PD: Partia e Ramës dhe Berishës dështoi që në fillim

Menjëherë pas daljes së listës zyrtare nga grupi i Komisionit të Rithemelit me emrat 6 e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokratike ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook” duke i konsideruar të rreme.

Në postim PD po ashtu thotë se partia e Berishës dhe e Ramës dështoi që në nisje.

Postimi i plotë:

Partia e Berishës dhe Ramës dështoi që në nisje:
Primare të rreme.
Lajme të rreme.
Parti e rreme.
Zgjedh Ramën, mban Berishën.
Zgjedh Berishën, mban Ramën. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 22:33