Imami: 45 mijë tonë municione presin asgjësimin
Janë 45 mijë tonë municione të cilat priten të asgjësohen, kjo është edhe prioriteti i qeverisë. Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Duke folur në konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara, ministri Imami theksoi se qeveria shqiptare po përpiqet të shkatërrojë poligonet në mënyrë që të kemi sa më pak ndikim tek ambienti.

Sipas tij këtë vit u asgjësuam municione me kimikate të rrezikshme, ku disa prej këtyre kimikateve i janë dhënë si donacion Ministrisë së Arsimit për tu përdorur në laboratorët mësimorë në të gjithë vendin.

Imami siguroise demilitarizimi i municioneve është nën kontroll dhe ministria garanton sigurinë në punë të personelit për demontimin e armëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori