Konspiracionisti shqiptar tregon komplotin: Do na vënë çip, komandat do jepen nga një kompjuter

Alfred Cako foli në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” në lidhje me kontrollin e banorëve të botës përmes një mikroçipi që do t’u vendoset në trup.

Sipas tij, gjithçka do të koordinohet përmes një kompjuteri qendror në Belgjikë, i cili nëpërmjet valëve 5G do të japë komandat ndaj njerëzve.

“Kontrolli do të bëhet përmes një çipi, një antene të vogël prej kobalti që do të na e vendosin në trup. I gjithë organzimi do të bëhet përmes një kompjuteri qendror në Belgjikë, i cili përmes 5G-së dhe satelitëve do të jepen komandat, etj.

Ne s’do të kemi detyrë të mbajnë pasaportë apo kartë krediti. Pagesat dhe gjithçka do të bëhen në mënyrë elektronike përmes mikroçipit“, tha Cako duke theksuar se edhe vaksinat do të jenë nanoteknologjike.

“Të gjitha të dhënat tona do të mbahen nga mikroçipi.

Paratë do të jenë disa shifra që jepen dhe merren. Nuk do të ketë më para, por para elektronike“, u shpreh ai.


Shtuar 19.06.2020 11:55