Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Iljaz Halimi nuk terhiqet nga deklarata e tij
Albeu.com
Nënkryetari i PDSH-së Iljaz Halimi, nuk tërhiqet nga deklarata e tij në "Rruga Drejt", duke përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij dhe të partisë së tij, se nuk i pengon ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit dhe se kryeqytet i shqiptarëve nuk është Shkupi por Tetova. "Pas këtyre sulmeve që mu bënë mua dhe PDSH-së, lidhur me paraqitjen time në Rruga drejtë, shihet se kush vuan nga kanceri, e që ka emrin ALSAT, Ali Ahmeti, Imer Selmani, Bardhyl Mamuti, Artan Grubi dhe Ramadan Ramadani. Pra , këta janë djemtë e Gruevskit, i cili në momente kur është më ngushtë përshkak të trysnisë që ia bën PDSH-ja dhe shqiptarët atij, ai, i aktivizon këta brenda natës për mbrojtjen e kauzës maqedonase", thotë Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Halimi përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij kontrovers lidhur me kryeqendrën e shqiptarëve. Madje sipas tij, të gjithë shqiptarët tjerë, do të mund të shpëtojnë vetëm përmes Tetovës, pa treguar në këtë rast se cila është ajo rrugë:
"Sa i përket Tetovës edhe një herë ua rikujtoj të gjithë atyre që se dijnë se Tetova është zemra e shqiptarisë dhe e PDSH-së. Vetëm nëpërmes Tetovës dhe PDSH-së do të mundë të shpëton Shkupi shqiptarë (ajo pjesë që ka mbetur) dhe vendbanimet shqiptare ku do që gjendet republika e Maqedonisë, nga kolonizimi dhe politika sllavo-ortodokse që aplikon Gruevski dhe argatët e tij të BDI-së me në krye Ali Ahmetin", akuzon Iljaz Halimi.


Cka tha Halimi në emisionin "Rruga Drejt":

“Meqë atyre nuk u pengon ku 99 përqind most ë them 100 përqind këndej Vardarit janë Maqedonas, mua më së paku mund të më pengon të ndërtohet kishë, ishalla edhe tre kisha tjera le ti ndërtojnë në sheshin e Shkupit. Atëherë as që është bisedu, as që ka pas ndonjë propozim, ndonjë ide, ose ndonjë potencim të ekzistimit të Burmali Xhamisë, në mungesë të asaj ne kemi kërku në të njejtën mbledhje të Qeverisë të sillet vendim për rindërtimin e xhamisë në sheshin e qytetit të Tetovës.”, ka deklaruar të enjten në emisionin "Rruga drejt" në Alsat-M.
Shtuar më 13/02/2010, ora 23:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori