E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Ilir Zela emërohet kryeinspektor pranë kryeministrit Rama
Albeu.com
Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Inspektoratit Qëndror pranë Këshillit të Ministrave Ilir Zelën, ish-kreun e parë të FRESSH, ish-ministër i Punëve Publike, ish-deputetin dhe ish-sekretarin e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS.

Zela, me profesion inxhiner elektrik, ka qënë jo vetëm në funksione të larta shtetërore dhe partiake, por si një inxhinier elektrik me përvojë dhe me gradë shkencore ka mbajtur nivele të larta drejtimi edhe në kompani private.

Sipas shqiptarja.com, në këtë post të rëndësishëm, ku këtej e tutje do jetë Zela, ka qënë që nga viti 2011 Mimoza Hajdarmataj, e diplomuar në UT dhe ajo për Inxhinieri Elektrike dhe emëruar nga Berisha. Ndërsa vetëm një muaj më parë, kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar nga detyra e lartë në krye të Inspektoratit Qëndror në varësinë direkte të tij, Mimoza Hajdarmatajn.
Shtuar më 12/03/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori