Ilir Meta viziton sot Maqedonine
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm Ilir Meta do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoni. Në vizitën e tij, zëvendëskryeministri Meta do të takohet me kryeministrin Nikolla Greuvski, presidentin, Gjorgje Ivanov, ...... kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski dhe homologun e tij, Antonio Miloshoski.

Gjithashtu zoti Meta do të takohet edhe me liderët e BDI-së, PDSH-së dhe të DR-së, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani, si dhe me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Qëllimi i vizitës së Metës në Shkup është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori