Ilir Meta shet shtëpinë, Monika ka pasuri më shumë se ai
Familja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.

Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP dhe të siguruar nga tirananews.al, familja presidenciale ka deklaruar një sërë ndryshimesh në pasurinë e tyre, të krijuara kryesisht nga shitje shtëpish dhe të ardhura nga pagat dhe dietat për shkak të detyrave, si dhe likujdim i një kësti të një kontrate të majme.

Pavarësisht se si të ardhura janë deklaruar vetëm ardhurat nga paga, dietat dhe shitja e një shtëpie me vlerë 39 mijë euro, familja presidenciale ka mundur që gjatë vitit që lam pas të paguajë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro, të hap disa llogari bankare për fëmijët e saj që studiojnë në Angli, si dhe të krijojë një shtesë llogarie bankare me vlerë 57 mijë euro, raporton tirananews.al.

Sa i përket të ardhurave familja Metaj, përveç të ardhurave nga shitja e shtëpisë, deklaron të ardhurat e pagës së Monika Kryemadhit me vlerë 2238923 dhe 787171 lekë dhe të ardhurat nga paga e presidentit Meta me vlerë 2250183 lekë, dieta nga udhëtimet jashtë shtetit në vlerë rreth 7 mijë euro, raporton
tirananews.al.

Gjithashtu Presidenti i Republikës deklaron edhe një shtesë llogari nga të ardhurat nga pagat në vlerë 1319680 lekë, si një llogari bankare të hapur edhe në emër të djalit të tij në vlerë 28409 lekë.

Deklarata e pasurisë e familjes së Presidentit të Republikës Ilir Metaj:

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42 284 euro arkëtuar 38 901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arketim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787 171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17 864 000 lekë konvertuar në 145 000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.

ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Ilir Metaj

Shtim i llogarisë në lek nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë

ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro

ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë

ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë

ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë

Overd draft – 133854 lekë

Bora Metaj

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overd draft nga prindërit 210208 lekë.
Shtuar më 23/05/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori