Krahas super vilës, Iliri dhe Monika bën 549 mijë euro pasuri në 12 muaj

Pëlqej
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë shitur katër apartamente vitin e kaluar duke përfituar një shumë prej 549 mijë euro.

Sipas të dhënave, rezulton se tre apartamente në total kapin shumën e 204 mijë eurove, ndërsa apartamenti tjetër 345 mijë euro, nga të cilat 100 mijë janë arkëtuar në vitin 2016, ndërsa 245 mijë në vitet e ardhshme.

Por blerësi i këtij apartamenti ka marrë përsipër edhe shlyerjen e një kredie prej 155 mijë euro të familjes Meta, shkruan Panorama.

Të ardhurat e kreut të Kuvendit vitin e kaluar kanë qenë 1.9 milion lekë, po aq sa të deputetes Kryemadhi. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori