E pazakontë/ 36-vjeçarja varroset e gjallë, shpëtohet mrekullisht pas 10 orësh torture

Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një grua 36-vjeçare ishte varrosuar për së gjalli.

Mediet e huaja raportojnë se 36-vjeçarja ndenji për plot 10 orë e varrosur.

Për fat të mirë punonjësit e policisë në zonë dëgjuan thirrjet e saj, lajmëruan autoritetet përkatëse dhe e zhvarrosën të gjallë. Si për mrekulli, 36-vjeçarja mbijetoi pavarëisht izolimit dhe tmerrit që përjetoi prëj 10 orësh.

“Punonjësit e policisë kanë dëgjuar thirrje për ndihmë (nga brenda zonës), kanë thyer murin dhe kanë nxjerrë jashtë një grua të plagosur në kokë dhe në duar”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuar të moshës 20 dhe 22 vjeç janë ende në kërkim nga autoritetet, teksa gruaja i tha policisë se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë rrëmbyer pasi kanë rrahur burrin e saj./albeu.com/