Meta takon Ambasadorin e Kuvajtit: Shqipëria mirëpret investitorët e huaj
Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri z. Najeeb Abdulrahman Al-Bader


Ambasadori Al-Bader i përcolli z. Meta urimet më të ngrohta në emër të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Marzouq Al- Ghanim, me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë .

Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Kuvajtin dhe Shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet ndër-parlamentare dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

z. Meta shprehu gjithashtu vullnetin për të konkretizuar marrëdhëniet mes grupeve të miqësisë parlamentare dhe theksoi së vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zgjerimit të shkëmbimeve njerëzore, tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. “Shqipëria i mirëpret investitorët e huaj, dhe veçanërisht ata që vijnë nga një vend mik si Kuvajti”,- u shpreh z. Meta .

Shtuar më 01/10/2013, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori