Ilir Meta: Presidenti të jetë konsensual
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar sonte në Zonë e Lirë mes tjerash ka folur edhe për thashethemet që qarkullojnë se ai do të kandidojë për President të Shqiperisë. Përgjigja përfundimtare e Metës është që e refuzon këtë post.

“Nuk eshte se ma ka propozuar njeri por nuk e synoj kete gje dhe e kam perjashtuar”, tha ai.

Cani: Gojet e liga thone se je më afër se kurrë postit të Presidentit të Republikës? Të gjithë e thonë që marrëveshja mes teje dhe Ramës është në këtë drejtim.

Meta: Që të vazhdoj pak seriozisht, jemi në një moment mjaft delikat,

Cani: E mohon apo jo?

Meta: Këtë gjë e mohoj

Cani: Pra që s’do bëhesh president?

Meta: Kam thënë që unë jam kryetari i LSI kam marre një mandat për të drejtuar këtë lëvizje dhe s’mund t’i shmangem kësaj përgjegjësie.

Ndërkohë Meta ka thënë se presidenti duhet të jetë konsensual dhe po ashtu të jetë serioz dhe të bëjnë një zgjedhje të denjë për Shqipërinë./Albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori