"Ilir Meta mendon se tremb SHBA-të me këngë kalamajsh"
Avokati Spartak Ngjela vijon ironitë në distancë ndaj kreut të LSI_së, Ilir Meta. Ai ka komentuar videon e disa të rinjve të LRI-së, të cilët i këndojnë një kënge kreut të LSI-së për kontributin e tij në miratimin e reformës në drejtësi.

Sipas Ngjelës, kënga për Metën është porositur nga vetë ai. Avokati e krahason Metën me Rapush Xhaferin e firmave piramidale.

Statusi i plotë i Ngjelës
Historite e korrupsionit jo vetëm janë të ngjashme, por vijnë e bëhem identike kur janë në segmentin e fundit.

Ka shembuj të shumtë nga historia e krimit, mashtrimit dhe abuzimit, por nuk kemi pse të largohemi: a nuk është identike kënga për Ilir Metën që është ngritur këto ditë, me këngën qe iu ngrit Rapush Xhaferit?

Dhe mos mendoni se janë larg në aktivitet. Rapushit i këndonin se “po i shpëtonte nga varfëria” me një skemë “fut 1000 lek, dhe merr 3000 lek”.

Kurse Metës i kënduan për frikën që tregoi për Reformën në Drejtësi. Rapushi gëzohej se do rriteshin paratë e popullit në depozitat e tij mashtruese, por nuk dimë sa është gëzuar Meta. Megjithëse, fakti që ka porositur këngën, kuptohet se ështe në hallin e Rapush Xhaferit tre muaj para falimentit e që mendoi të tregonte forcë popullore.

Vërtet mendon Meta se mund të trembë politikën amerikane me një palokëngë kalamajsh?

Historia është treguar gjithmonë e pamëshirshme me ngjashmëri të tilla.


Shtuar më 01/08/2016, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori