Ilir Meta me 28 korrik viziton Shkupin
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) të Shqipërisë, Ilir Meta më 28 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Meta vjen në Shkup me ftesë të homologut të tij, Antonio Milloshovski, shkruan e perditshmja Lajm.Qëllimi i vizitës së Metës në Shkup është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Veç ministrit Antonio Milloshovskit, gjatë vizitës së tij në Shkup, Meta do të takohet edhe me deputetë shqiptarë të parlamentit të Maqedonisë si dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Meta dhe Ahmeti, si dy integristë do të bisedojnë rreth integrimeve të dy vendeve në strukturat evropiane. VIlir Meta, përveçse është Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Sali Berishës, është edhe kryetar i partisë Lidhja Socialistëe për Integrim(LSI).
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori