EMRI/ Zjarr në një banesë në Patos, vdes brenda i zoti i shtëpisë, pamje nga shtëpia e shkrumbuar (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një banesë në Patos në fshatin Verbas.

Pasojat e zjarrit kanë qenë tragjike pasi ka vdekur brenda në banesë, i zoti i shtëpisë, Sabri Serdari.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com