Ilir Meta jashtë axhendës së John Kerry-t në Tiranë
Tashmë është e konfirmuar se sekretari amerikan John Kerry nuk do e takojë Ilir Metën. Për rrjedhojë, kjo do të jetë hera e parë që një Sekretar Amerikan Shteti, i cili viziton Shqipërinë, nuk takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytet, ai do të takojë Nishanin, Ramën, Bushatin dhe Bashën. Kerry do të mbërrijë në Tiranë ditën e Shën Valentinit në orën 09:00.

Fillimisht ai do të ketë një takim në Rinas me presidentin Bujar Nishani. Më pas Sekretari Amerikan i Shtetit do të pritet në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama si edhe do të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në përfundim të takimit, do të ketë edhe një deklaratë për shtyp. Më pas axhenda e Kerry-t do të vazhdojë edhe me një takim në "Hotel Rogner" me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2016, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori