Kryetari i Kuvendit, Ilir
Meta dhe bashkëshortja e tij Monika
Kryemadhi rezultojnë të kenë borxhe pasi ata janë duke shlyer një
kredi të marrë për blerje banese.
Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti
Meta kanë nga secili nga një
kredi për blerje banese, pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë, shkruan në në numrin e saj të sotëm gazeta "Shqip".
"Shuma e përbashkët që çifti
Meta kanë për të shlyer
kredi është 361.185 mijë euro, ku përkatësisht kreu i Kuvendit
rezulton se më 2013-n ka një
kredi prej 185.785 mijë eurosh, ndërsa bashkëshortja e tij
rezulton se ka një
kredi prej 175.400 mijë eurosh, që janë marrë gjatë vitit 2013.Të dy bashkëshortët, sipas deklaratës së ILDKPKI-së, janë duke shlyer vlera të caktuara nga këto
kredi.Ndërkohë në deklarimet e të ardhurave, çifti
Meta-
Kryemadhi deklarojnë se të ardhurat kryesore të tyre janë nga pagat që marrin përkatësisht si kryetar dhe deputete në Kuvend." shkruan gazeta.
Sipas deklaratës së pasurisë, dorëzuar në ILDKPKI,
rezulton se kreu i Kuvendit për vitin e kaluar ka shtuar një llogari bankare në shumën 20.590 lekë, si dhe ka pakësuar gjendjen cash të valutës me shumën 14 000 eurove.
Meta ka deklaruar se të ardhurat nga paga për vitin 2013 janë 2.318.887 lekë, ndërsa të bashkëshortes, 663.897 lekë.
Meta ka deklaruar si shtim të të ardhurave nga pagat dhe përfitime të tjera financiare, një shumë prej 714.099 lekë. Në deklaratën e Metës
rezulton se është edhe një overdraft i pashlyer në shumën 95.093 lekë, që është marrë në emër të bashkëshortes
Kryemadhi.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e Metës, deputetja Monika
Kryemadhi, ka deklaruar për 2013 pakësim llogarie bankare me vlerën 243.930 mijë lekë, si dhe një tjetër pakësim llogarie prej 10.000 eurosh për vitin e kaluar. Në të ardhurat e saj për vitin e kaluar
rezulton se janë shtuar nga paga e saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë 714.099 lekë si dhe të ardhurat e pagës së bashkëshortit Ilir
Meta, me 841.679 lekë.
Kryemadhi, në deklaratën e saj,
rezulton se ka dhe një overdraft të pashlyer me shumën 95.093 lekë.
Shtuar më 26/09/2014,
ora 10:49