Ilir Beqja u siguron "deputetëve" autoambulanca në parlament
Që pas ngjarjes në parlament ku deputeti Florian Mima pësoi humbje ndjenjas, pranë parlamentit është stacionuar edhe një auto-ambulancë. Ndryshe nga seancat e mëparshme, pranë Kuvendit është parë një auto-ambulancë e cila rrinte në gjendje gatishmërie për çdo të prapritur. Edhe pse nuk kishte asnjë njoftim paraprak për ndonjë deputet të sëmurë, nisur edhe nga vonesat në trafik, burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se sa herë do të ketë seancë plenare, do të ketë edhe një urgjencë për të dhënë në kohë ndihmën e shpejtë. Pak kohë më parë, deputeti Florian Mima do të humbiste ndjenjat. Për të do të dërgohehsinnë parlament dy autoambulanca, edhe pse ndihma e shpejtë iu dha brenda ambjenteve të sallës ku zhvillohen seancat plenare. /Albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori