Kamionçina del nga rruga në Mallakastër, raportohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mallakastër, paraditen e kësaj të marte.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, në vendin e quajtur Drenovë, ka humbur jetën shtetasi me incialet G.Q.

Sipas informacioneve, mjeti tip traktor ka dalë nga rruga duke shkaktuar tragjedinë, ndërkohë që zjarrfikësja dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.

Si pasojë e aksidentit ka edhe një person të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga./albeu.com/


Shtuar 8.03.2022 10:52