Pas hedhjes dritë të faktit se deputeti i PS,
Alfred Peza, kishte blerë aksione 1 miliardë lekë dhe sqarimit se ato ishin pjesë e kursimeve, ILDKPKI ka nisur kontrollin e plotë dhe hetimin
administrativ për
deklaratat e
interesave private të tij.
Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z.
Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit
administrativ për të gjitha
deklaratat e
interesave private që prej vitit 2003, të subjektit
Alfred Peza.
Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit.
Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit
administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2017,
ora 09:41