ILDKP kallëzon Ridvan Boden
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka kallëzuar penalisht në Prokurori ish ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Sipas njoftimit zyrtar të ILDKP-së, deputeti Bode është kallëzuar për veprat penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Subjekti Ridvan Bode, dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to”, thuhet më tej në njoftim.

Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit “marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla deputetësh, që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen”. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori