Për
fshehje dhe kallëzim të rremë të pasurisë prej 23 milionë
euro, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe
Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme deputetin Tom Doshi.
Pas
kontrollit të ushtruar nga ILDKPKI për periudhën 2005–2014, rezultuan
fshehje të pasurive, deklarime të rreme për pasuritë në shumën rreth 14.000.000
euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000
euro.
Sipas ILDKPKI, pasuria e Doshit është kontrolluar edhe në të kaluarën. Më tej thuhet se inspektorët në atë kohë që kanë
evidentuar shkelje ligji, i kanë mbajtur ato të fshehta, duke mos i dërguar dosjet në Prokurori.
“Edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë
evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI”, thuhet më tej në njoftimin e ILDKPKI. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2015,
ora 16:02