ILDKP gjobit 10 zyrtarë
Pëlqej
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave gjobit 10 zyrtarë të niveleve të ndryshme për shkak të shkeljeve të afateve ligjore në deklarimin e pasurisë.

Pas verifikimit për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, ILDKP ka konstatuar shkelje per një dhjetë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, ILDKP ka vendosur masën administrative “gjobë” për dhjetë subjektet deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht: Saliko Hajno, Bujar Çiçi, Sotiraq Stratobërdha, Thoma Janku, Luan Jonuzi, Qamil Korça, Hazbi Lika, Artur Mita, Edvin Brokaj, Irfan Hysolli. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori