ILDKP: 31 marsi afati i fundit për zyrtarët
Brenda datës 31 mars, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë dhe ndryshimet që ajo ka pësuar gjatë vitit 2010. Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), që këto ditë është duke mbledhur deklarimet e pasurive të zyrtarëve, ka paralajmëruar masa ndëshkuese me gjobë për zyrtarët që nuk respektojnë afatet.

“Për çdo zyrtar, i cili nuk respekton afatet e përcaktuara ligjore për deklarim do të palikohet masa administrative me gjobë. E theksoj këtë fakt pasi nga kontrolli paraprak I deklaratave të mbërritura këto ditë në ILDKP vërehen në disa raste pasaktësi teknike për të cilat zyrtarët do të ndëshkohen nëse nuk plotësojnë detyrimin për ndreqjen e tyre brenda periudhës së parashkuar në ligj,” ka thënë kryetari I ILDKP-së Adriatik Llalla në një intervistë për të përditshmen Shqip.

Masa administrative në rast neglizhence të deklarimit të pasurisë brenda afateve të përcaktuara varion nga 20 mijë në 30 mijë lekë të reja. Sipas Llallës kjo masë nuk është e mjaftueshme dhe për këtë arsye institucioni ka propozuar amendime në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave.

“Ndër të tjera kemi kërkuar që të rritet vlera e gjobës,me qëllim ndërgjegjësimin maksimal të subjekteve që të respektojnë afatet ligjore. Përveç gjobës dhe publikimit të rasteve në media, ndaj zyrtarëve që shkelin ligjin kanë nisur të zbatohen edh emasat disiplinore nga eprorët ose institucionet e tyre eprore,” tha Llalla, ndërsa theksoi se këto masa kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e përformancës së institucionit.
Shtuar më 21/03/2011, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori