Ilda Bejleri bën deklaratë pas deklarate për aksidentin, por asnjëra nuk ngjan me tjetrën

Gazetarja Ilda Bejleri ka reaguar sërish ë pas aksidentit të ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Ures së Drejtorise së Policisë Tiranë, ku një grua 63 vjeçare, sipas bluve të kryeqytetit, ishte përplasur nga një mjet.

Në një postim në Instastory, ku tregon se ndodhet në shtëpinë e saj duke parë televizor, Ilda, pasi fillimisht mohoi ngjarjen dhe shkroi se mediat shpifin, pranon se është shoqëruar në Polici për sqarimin e ngjarjes.

Pastaj ajo e pranoi se e kishte aksidentuar por shumë lehtë.

Ndërkohë tani Ilda Bejleri shkruan se makina e saj ishte e ndaluar në momentinzonja sipas saj është rrëzuar nga nxitimi për të kaluar rrugën. Madje gazetarja shton se nuk e ka ndierë për detyrim të qëndronte gjatë në vendngjarje sepse nuk kishte shkaktuar asgjë.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentinzonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”- shkruan gazetarja.

Shtuar më 13/02/2020, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori