Ilda Bejleri rrëfen historinë e dhimbshme të familjes së saj: Burg për një letër (VIDEO)
Familja e Ilda Bejlerit është dënuar në kohën e komunizmit për shkak të origjinës së tyre.

Me anë të disa postimeve në Instagram Ilda ka rrëfyer se gjyshi i saj është dënuar dhe burgosur vetëm për faktin se ishte gjakovar.

Instagram ajo postoi disa video të emisionit "Opinion", i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, "Fëmijët e diktaturës".

"Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim.

Pas rënies së bustit, pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një 'letre', që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova.

Mizori ajo që Hitleri bëri kundër hebrenjve, por akoma më e frikshme ajo që kanë bërë shqiptarët për shqiptarët.

Si sot, 27 vite më parë gjyshi im doli nga burgi famëkeq i Qafës së Barit… Ishte koha kur dënoheshe se ishe gjakovar!"- shkruan Ilda Bejleri duke ndarë për herë të para historinë e saj të trishtë. /albeu.com/





Shtuar më 10/04/2018, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori