Iku shiu! Si do të jetë moti sonte dhe mëngjesin e nesërm
Pëlqej
Moti në Shqipëri ka filluar të përmirësohet pas dy ditëve nën reshje të dendura shiu, të cilat në zona të caktuara shkaktuan edhe probleme me qarkullimin.

Meteoalb raporton se duke përjashtuar ekstremin jugor të vendit, i cili do të karakterizohet nga shtrëngata shiu, pjesa tjetër e vendit do të ketë mot të kthellët gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të nesërm.

"Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë motin në ultësirën perëndimore por me vranësira të dukshme paraqiten zonat malore.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin Jugor ku do të ketë rrebeshe të shkurtra deri në mbrëmje kur pritet që motikarakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës"., - parashikon Meteoalb. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori