Iku nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet tani shoferi i blindit me targa ruse që u përplas në Tiranë
Policia e Tiranës ka dhënë informacione për mjetin e blinduar me targa ruse që u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, një 34-vjeçar nga Shkodra, për të cilin thotë se po merr mjekimspital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e pronësisë së mjetit.

Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekimspital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.
Shtuar më 12/09/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori