Ilir Dashi zëvendëson Alizotaj në krye të Hekurudhave
Pas dorëheqjes së Genc Alizotaj, drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës është emëruar Ilir Dashi.

Kujtojmë këtu faktin se Alizotaj u largua pak para se të bëhej publik një video-skandal, ku ai shfaqej në zyrë teksa kryente veprime të turpshme me një femër në chat online.

Alizotaj ishte një emër të vinte nga radhët e LSI-se dhe po kështu dhe emri që e zëvendësoi, Ilir Dashi.

Ky i fundit ka qenë ish-drejtor i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, kreu i degës së LSI për kryeqytetin si dhe ka mbajtur post drejtori në një nga drejtoritë e Bashkisë Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori