IKMT shkatërron brenda pak sekondash pallatin e zv.ministres së Brendshme (VIDEO)
Një pallat 6 katësh në Durrës, ku kishte banesën edhe zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda është shembur brenda pak sekondash me shpërthim të komanduar nga IKMT.

Pallati në lagjen nr. 7 në qytetin bregdetar u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës rezultoi se paraqiste rrezikshmëri të madhe.

Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 vrima dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive c4.
Shtuar më 22/05/2020, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori