Shembet me sukses objekti gjashtë katësh pranë Ekonomikut (VIDEO)

Shembet me sukses objekti gjashtë katësh pranë Ekonomikut n; Tirane Ja videoja: http://www.albeu.com/shqiperi/ikmt-shembet-sot-me-tritol-godina-5-kateshe-tek-ekonomiku/200071/

Posted by Albeu.com on Sunday, May 24, 2015
Update- Objekti gjashtë katësh pranë fakultetit Ekonomik u shemb me shpërthim të kontrolluar. Në objekt ishin të Hapura 300 vrima ku u vendos lënda eksplozive, dhe u realizua me sukses rrëzimi i tij.

10:16-IKMT: Shembet sot me tritol godina 5-katëshe tek Ekonomiku
Gjatë ditës së sotme pritet që të shembet godina pesë katësh e cila është ndërtuar në oborrin e fakultetit Ekonomik gjashtë vite më parë në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ku theksohet se në orën 14:00 objekti 5 katësh do të shembet me shpërthim të kontrolluar.

Forcat e xhenios të ushtrisë kanë vendosur lëndën eksplozive në të gjitha kollonat mbajtëse të ndërtesës. Thuhet se në trupin e objektit janë hapur mbi 300 vrima ku është vendosur lëndë eksplozive. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2015, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori