Marrja e mandatit tė Presidentit nga Bujar
Nishani pritet tė pasojė edhe lėnien e mandatit tė deputetit. Referuar Kodit Zgjedhor, kur njė deputet lė ose humbet mandatin, ai fitohet nga kandidati pasues nė listė. Referuar rezultatit tė zgjedhjeve tė vitit 2009, PD ka marrė 15 mandate parlamentare, ndaj edhe nėse largohet
Nishani, radha pėr tė marrė mandatin e tij i takon kandidatit me numėr 16.
Portali Albeu njofton se kėtė numėr nė listė e mban profesori Vath
Tabaku, i cili me shumė gjasa do tė pranojė mandatin e deputetit pėr njė periudhė 1 vjeēare, sa ka mbetur deri nė zgjedhjet pasardhėse.
Tabaku ėshtė dekan i Fakultetit tė Shkencave Pyjore nė Universitetin e Kamzės ndėrsa ka kryer doktoraturėn nė Gjermani.
Megjithatė,
Nishani mbante edhe mandatin e ministrit tė Brendshėm, ēka do tė thotė se ikja e tij do tė shėnojė ndryshime nė kabinetin qeveritar. Varianti qė pėrflitet mė sė shumti ėshtė ai i marrjes sė kėtij dikasteri nga Ilir Meta, njė post qė ėshtė lidhur edhe mė parė me emrin e kreut tė LSI-sė. Gjithsesi, nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e ndryshimeve tė tjera brenda kabinetit, mbase me ripozicionime tė ministrave dhe me futje tė reja nė kabinet nga ana e grupit tė PD-sė. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2012,
ora 21:17