Ikën Lacej, në krye të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës emërohet Afërdita Haka
Pëlqej
Pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Erjeta Lacej, e cila u largua në datën 7 shtator teksa kishte bërë rreth 10 muaj punë në këtë detyrë, në krye të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës është emëruar Afërdita Haka.

Prezantimi i Drejtoreshës Haka është bërë nga prefekti i qytetit, Paulin Radovani.

Afërdita Haka ishte kandidate për këtë post në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. /albeu.com/



Shtuar më 15/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori