"Ikën hajdutët", populli zbyth (momentalisht) oligarkët në Tiranë (FOTO LAJM)

Pas gjashtë orësh dhunë ndaj familjarëve në rrugën "Sami Frashëri", përmbaruesit janë tërhequr nga rruga duke hequr dorë përkohësisht nga ekzekutimii vendimit të gjykatës.

Gjatë mëngjesit të sotëm ata dhunuan me shkelma, leva dhe kazma familjarët që nuk po lejonin hapjen e derës.

"Ikën hajdutët", kështu thirrën familjarët pasi panë që përmbaruesit po largoheshin.

"Unë jam e sigurtë që ata do të kthehen sërish, por ne nuk do t'i lemë", tha njëra prej familjarëve.

"Faleminderit medias dhe qytetarëve që na ndejtën në krah pasi qeveria u rreshtua me oligarkët", tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori