Ikën Gjushi, a është Lefter Koka "asi nën mëngë" i Ramës në Durrës?
Vendimi i Lefter Kokës për të mos iu bashkuar deputetëve të LSI-së si edhe atyre të opozitës në vendimin për të djegur mandatet duket se është një vendim që shkon përtej këtij veprimi.

Duket të jetë një e çarë e madhe mes tij dhe LSI-së, e cila nuk mund të rekuperohet nëse marrim në konsideratë deklaratat e Kryemadhit për raportet e partisë së saj me Ramën.

Kështu, Koka po sheh nga Rilindja dhe këtë e konfirmon fakti se Rama e dinte që dje në mëngjes së në opozitë nuk do të kishte konsensus të plotë për të djegur mandatet pavarësisht përbetimit të Bashës dhe Kryemadhit.

Në këtë mënyrë, Rama ka kontaktuar me Kokën duke marrë edhe konfirmimin e tij se do të krijojë çarjen tek opozita për të dhënë kështu mesazhin se nuk bëhet fjalë për një vendim të unifikuar.

E gjithë kjo ndodh kur vendi për kandidatin socialist të Bashkisë së Durrësit është vakant pasi Dako ka deklaruar se nuk do të kandidojë nisur edhe nga një mori skandalesh që kanë shpërthyer ku përfshihet emri i tij.

Koka duket të jetë menduar si emri që do të zëvendësojë boshllëkun e Dakos në të majtë me shërbimin që i bëri sëfundmi Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori