Ikën Cakaj e Shahini! Fitorja e Albin Kurti ndryshon qeverinë e Ramës?
Muaj më parë emërimi i dy shtetasve shqiptarë nga Kosova në qeverinë Rama, Cakaj për ministrinë e Jashtme dhe Shahini për Ministrinë e Arsimit shaktoi shumë zhurmë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Fitorja e zgjedhjeve në Kosovë nga Albin Kurti duket se do të sjellë ndryshime të mëdha në qeverinë Rama.

Burime për mediat bëjnë medije se gjatë takimit Rama Kurti pak ditë më parë, takim icili zgjati rreth 5 orë, u dakordësua zhgradimi i ministrave kosovarë në qeverinë shqiptare.

Burimet e shpjegojnë këtë me nevojën e një konvergjence politike mes dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, që do të thotë, Kurtit nuk mund t’i bëjnë "karshillëk" në Tiranë sponsorizime së "nomenklaturës" së shkuar kosovare apo të Presidentit Thaçi, shkruan Politiko.

Veç kësaj Rama zgjidh edhe "nyjën presidenciale" duke qenë se Cakaj nuk është dekretuar nga Meta, gjë që e ka detyruar Kryeministrin që, formalisht, të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Një variant i tretë që i shkon për shtat Ramës është edhe moshapja e negociatave. Megjithëse ministri i Jashtëm kishte pak të bënte me Jo-në franceze, një rikompozim i ‘punëve të jashtme’ ngjan me një përpjekje për reflektim.

Mësohet se Elisa Spiropali është një prej emrave në "sirtarin" e mejtimeve të Ramës. Emërimin e saj mund ta pengojë shtatzania, shtojnë burimet. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori